Please enter at least 3 characters.

Beyonce mahniti publikun me zgjedhjet e modës, u shfaq me tri kombinime joshëse në koncert

2023/07/beyoncefk.jpg

Diva e muzikës, Beyonce, mahniti publikun kur u shfaq në skenë në Nashville me një fustan të kuq.

Në mes të një turneu historik botëror, veshjet mahnitëse që kishte veshur ishin po aq mahnitëse sa edhe performancat e saj.

Këngëtarja iu përkushtua plotësisht estetikës që ka praktikuar gjatë gjithë sezonit të 'Renaissance'.

(Foto: Instagram/beyonce)

E veshur me një fustan të kuq të ndezur, këngëtarja kishte veshur çizme kauboj prej lëkure. Ajo mbante stoli dhe një gjerdan mbi një fustan të kuq mahnitës.

Më pas u ndërrua në një kombinim rozë të nxehtë, pra kominoshe dhe xhaketë me thekë dhe në këmbë kishte një palë çizme tjera.

(Foto: Instagram/beyonce)

Më pas, Queen B kishte bashkëpunuar me brendin e modës Alexander McQueen për një veshje të qëndisur me doreza dhe këpucë të ngjashme.

Duke magjepsur publikun në stadiumin e mbushur plot, Beyonce realizoi një spektakël dinamik përmes hiteve, si “Break My Soul”, “Cuff It”, “Formation” e “Crazy In Love”. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/beyonce)