Please enter at least 3 characters.

Beyonce befason publikun duke i ftuar në skenë anëtaret e dikurshme të Destiny's Child

2018/04/Beyoncefk-e1523808625770.jpg
127:"during 2018 Coachella Valley Music And Arts Festival Weekend 1 at the Empire Polo Field on April 14, 2018 in Indio, California.
12:"Kevin Winter

Beyonce Knowles të shtunën mbrëma ka mbajtur një spektakël dyorësh në Festivalin prestigjioz, Coachella, i cili është hapur zyrtarisht nga 13 prilli.

Kulmi i mbrëmjes ishte kur divës amerikane në skenë iu bashkuan edhe Kelly Rowland dhe Michelle Williams, bashkanëtaret e dikurshme të grupit "Destiny's Child".

Në fillim, Kelly dhe Michelle u paraqitën para një numri të madh valltarësh dhe interpretuan me Beyoncen disa hite të dikurshme.

Lose M Breath, "Say My Name" dhe "Soldier" ishin ndër këngët e anëtarëve të dikurshme të "Destiny's Child".

Askush nuk e kishte pritur performancën e tyre të përbashkët, duke qenë se nuk ishte paralajmëruar, ndërsa publiku është befasuar dhe mahnitur me këngëtaret e famshme.

Për herë të fundit, tri femrat e njohur ishin paraqitur bashkë në vitin 2015 në Super Bowl.

Beyonce gjithmonë i ka ftuar Kellyn dhe Michellen në performancat e saja të mëdha, ndërsa kjo tregon edhe për respektin ndaj kolegeve të saja, me të cilat e filloi karrierën. /Telegrafi/