Please enter at least 3 characters.

Besojeni ose jo, produkti më i shitur i Volkswagen nuk është Golf, Tiguan e as Passat – por salsiçet

2020/02/vw.jpg
413:"ILLUSTRATION - Curry sausages with 'Volkswagen Originalteil' (lit. 'original part') written on them lying on a kitchen table in Hanover, Germany, 19 February 2016. The curry sausage production at Volkswagen again excelled the car production in 2015. 7.2 million curry sausages were produced at Volkswagen's butcher shop in Wolfsburg in the past year. Photo by: Julian Stratenschulte/picture-alliance/dpa/AP Images
52:"Julian Stratenschulte/picture-alliance/dpa/AP Images

Cili është produkti që Volkswagen shet më shumë se çdo tjetër? Golf? Ndoshta. Beetle? Do të mendonit kështu. Transportuesi? Supozim i mirë përsëri, por jo.

E pabesueshme, por e vërtetë – besojeni ose jo, por produkti më i shitur i Volkswagen nuk është një makinë, apo një furgon. Në fakt janë salsiçet.

Kjo është e vërtetë dhe bëhet e ditur se që nga vitet '70, Volkswagen ka prodhuar salsiçe Currywurst në fabrikën e saj në Wolfsburg.

Salsiçet konsumohen kryesisht nga punonjësit e kompanisë, por shiten edhe më tej.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, vetëm vitin e kaluar Volkswagen prodhoi 6,2 milionë makina në fabrikat e saj në të gjithë botën.

Ndërkohë, fabrika e salcave në pronën e Wolfsburgut prodhoi mbi 6.8 milionë salsiçe.

Por pse Volkswagen, një nga prodhuesit më të mëdhenj të makinave në planet, prodhon gjithashtu produkte të mishit?

Ndërsa Volkswagen ka prodhuar ushqim për punonjësit e saj në fabrikë që nga vitet 1930, në vitin 1973 prodhuesi i makinerive vendosi që do të ishte më me kosto efektive të prodhohen salsiçe të ngrira nga punonjësit e saj në vend. /Telegrafi/