Besnik Zeqiraj fton qytetarët në tubimin përmbyllës të Lëvizjes Vetëvendosje në Pejë
10/10/2025
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Kuvendin Komunal të Pejës, Besnik Zeqiraj, ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore që do të mbahet sot (e premte) më 10 tetor, nga ora 16:00, në Restaurantin “Koha 3”.
Në këtë ngjarje do të marrin pjesë Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe kandidati për kryetar të Komunës së Pejës, Taulant Kelmendi.
Tubimi shënon fundin e fushatës së Vetëvendosjes në Pejë, ku pritet të paraqiten synimet dhe vizioni i subjektit për zhvillimin e komunës në mandatin e ardhshëm.


