Besim Beqaj: Vullnetarisht kam kërkuar të mos jem pjesë e listës zgjedhore
Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Besim Beqaj i cili në zgjedhjet e fundit kishte marrë 10499 vota, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se vullnetarisht kam kërkuar të mos jem pjesë e listës zgjedhore.
Postimi i plotë i Beqajt:Miq të nderuar,Duke ju falenderuar për mbështetjen dhe interesimin tuaj, ju njoftoj se vullnetarisht kam kërkuar të mos jem pjesë e listës zgjedhore.Ky vendim vjen si rezultat i dëshirës sime për t'u angazhuar intensivisht në përgatitjen dhe jetësimin e planit ekonomik të #FillimiRi dhe korrjen e fitores së PDK-së. Do të punoj për arritjen e qëllimit i cili është zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia e qytetarëve përmes platformës së PDK.Unë do të kontribuoj në institucionet tjera nën udhëheqjen e PDK-së.#FillimiRi #PDK


