Please enter at least 3 characters.

Beshiri: Do ta mposhtim Rumaninë në Prishtinë

2016/01/beshiri-do-ta-mposhtim-rumanin-euml-n-euml-prishtin-euml_hd.jpg

Kosova në duel me Rumaninë hapi etapën e re në hendbollin tonë, duke zhvilluar sfidën e parë zyrtare ndërkombëtare. Të përzgjedhurit e Alfred Llazarit pësuan disfatë të thellë(36-24) në përballje me Rumaninë. Sidoqoftë, Beshiri beson se në praninë e tifozëve në Prishtinë, ata do t’ju hakmerren rumunëve.

"Duke marrë parasysh që kemi tifozët më të mirë në botë, në ndeshjen e dytë do të mundohemi të shënojmë fitore në një atmosferë të shkëlqyer. Faleminderit të gjithëve për përkrahjen. Shihemi të shtunën në Prishtinë”, tha Beshiri pas lojës. /Telegrafi/