Besarti, këngëtari që bën famë në Gjermani
Ai ka filluar karrierën e tij kur ishte njohur me kompozitorin dhe aranzhuesin e këngëve Vichy Ratey, i cili ia kishte miksuar atij këngën “Do it Like e Dude”, që këndohet nga këngëtarja Jassie J dhe këngën “Down” të Jay Sean.
“Ratey i ka punuar edhe miksimin e këngëve por edhe videot e tyre”, thotë për Express Besarti.
Tani ai thotë se është duke e punuar një këngë të tij origjinale, prapë me Ratey. “Ai është duke e punuar një këngë që është edhe rap, si dhe do ta bëj edhe një imitim dhe xhirim të një këngë të një këngëtari tjetër”.
Morina thotë se e ka njoftuar Ratey’in në Facebook ku edhe kishte lindur bashkëpunimi. “Ai më tha se e kam zërin shumë të mirë dhe me ftoi në studion e tij ku nuk vonuam shumë dhe bën miksimin e imitimit të këngës së Jessie J”.
Më poshtë mund ta dëgjoni këngën e Besart Morinës, “Do it Like e Dude”. /Telegrafi/


