Please enter at least 3 characters.

Besart Halimi bëhet baba për herë të dytë

2022/03/besarthalimiofficial_152469505_234535241655592_1440083184426969070_n-e1647278541412.jpg

Këngëtari i njohur, Besart Halimi është bërë baba për herën e dytë.

Lajmin për ardhjen në jetë të vajzës e bëri të ditur vetë këngëtari përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram.

Halimi gjithashtu ndau me fansat edhe imazhin e saj të parë, teksa bëri të ditur se kanë emri i vajzës së porsalindur është Ohana.

“Mirë se erdhe Ohana Halimi, Kaia u bë me motër”, ka shkruar Besarti në mbishkrimin e imazhit, teksa mori urime të shumta në hapësirën e komenteve.

Ndërkohë, kujtojmë që Besarti dhe bashkëshortja e tij, Jana Podrimaj prej kohësh janë zhvendosur në qytetin e New Yorkut në Amerikë, atje ku edhe lindi vajza e tyre e dytë.

Foto: Besart Halimi/Instagram

Ndryshe, Besarti mbetet aktive edhe me projekte të reja, së fundmi ai publikoi këngën e re “Pak dashni”. /Telegrafi/