Please enter at least 3 characters.

Besart Dreshaj emërohet zëvendësministër në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale

2020/06/104474890_3586350631380671_3164218050944099109_n.jpg

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka emëruar Besart Dreshaj në postin e zëvendësministrit në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale. 

Dreshaj aktualisht është drejtor i Urbanizmit në Komunën e Istogut dhe nënkryetar i degës së LDK-së në këtë komunë, transmeton Telegrafi.

Ndryshe, në Qeverinë Hoti, Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale do ta udhëheq Nisma Socialdemokrate me Skendër Reçicën ministër.

Gjatë ditës së sotme, kryeministri Hoti ka emëruar edhe disa zëvendësministra, në Ministrinë e Drejtësisë është emëruar Florian Dushi, kurse në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit është emëruar Muharrem Sfarqa./Telegrafi/