Please enter at least 3 characters.

Besa Famgas sot luan në Finlandë

2022/10/311980024_817769222786594_8240243038698443314_n.jpg
3:"NQu

Kampionia e Kosovës në hendboll, Besa Famgas e nis sot kampanjën evropiane për edicionin 2022/2023.

Besa prej orës 15:00 luan në Helsinki ndaj skuadrës finlandeze IFK Handball Helsinki.

Është ndeshja e parë e raundit të dytë të Kupës Evropiane. Ndeshja e kthimit është pas një jave në Pejë.

Te Besa Famgas janë shprehur optimist se do ta kalojnë Helsinkin.

Skuadra kampione është e mobilizuar për rezultat të favorshëm në Helsinki, që në ndeshjen në “Karagaçi” të siguroi kualifikimin.