Please enter at least 3 characters.

Berisha: Zhgënjimi më i madh i jetës sime është Lulzim Basha

2024/12/900-0-1729974645xlulzim-basha-sali-berisha-819-e1734041321298.jpg

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka thënë se zhgënjimi më i madh i jetës së tij është Lulzim Basha.

Në emisionin “Opinion” tha se blindimi i selisë blu më 8 janar tejkaloi gjithçka dhe sipas tij lejoi veten të keqpërdorej.

“Zhgënjimi im më i madh në jetën time është Lulzim Brave, hajde pabesia. Po kur u fut në ato procese me brava dhe blinda.. por ky me disa qëndrime dhe disa sjellje tejkaloi çdo njeri që nuk mund t’i bënte kurrë. Ky është më i madhi, pa diskutim.

"Ai ishte normal ai njeri, nuk mund të them. Ai e lejoi veten të keqpërdorej në masë ekstreme. Lerë më mirë mos flas për të”, tha Berisha.