Please enter at least 3 characters.

Berisha: Të rinjtë kryejnë fakultet e detyrohen të punojnë kamerier

2016/11/berisha-2.jpg

Kryetar i Parlamentit studentor, Musa Berisha ka deklaruar se motivimi i studentëve është shumë i dobët, pasi studentët kryejnë fakultetin dhe detyrohen të punojnë si kamerier për shkak të mungesës së tregut të punës për ata.

Këto komente ai i bëri me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Studentëve, ku tha se janë paraparë të mbahen disa aktivitete nëpër fakultete, por aktiviteti kryesor do të mbahet në Tiranë, ku do të diskutohet për bashkëpunimin e studentëve, sfidat me të cilat ballafaqohen ata.

Sipas tij, studentët ballafaqohen me mungesë të literaturës, të sallave ku mbahen ligjëratat dhe me mungesën e profesorëve.