Please enter at least 3 characters.

Berisha është në shitje, Atalanta ia cakton çmimin e largimit

2018/06/GettyImages-931309632.jpg
242:"BOLOGNA, ITALY - MARCH 11: Etrit Berisha of Atalanta BC in action during the serie A match between Bologna FC and Atalanta BC at Stadio Renato Dall'Ara on March 11, 2018 in Bologna, Italy. (Photo by Mario Carlini / Iguana Press/Getty Images)
12:"Getty Images

Etrit Berisha po kalon momentet e fundit te Atalanta.

Portieri shqiptar është nxjerrë në shitje nga skuadra e tij aktuale Atalanta.

Bergamasët që këtë edicion ishin edhe pjesë e Ligës së Evropës kanë vendosur t’i besojnë portierit të ri Gollini.

Atalanta ka vendosur të bëjë një revolucion në skuadër dhe po tenton ta përtërijë ekipin.

Etrit Berisha (Getty Images)

Kësisoj pas Bryan Crystantes, Josep Ilicicit dhe Gomezit, është vendosur që edhe Berisha të largohet.

Skuadra italiane i ka vendosur edhe çmimin e largimit reprezentuesit shqiptar.

Ekipet që interesohen për transferimin e Berishës duhet të paguajnë tetë milionë euro.

E ardhmja e prishtinasit pritet të jetë përsëri në Itali, ku njëra nga skuadrat e interesuara mbetet Fiorentina por edhe Genoa. /Telegrafi/