Please enter at least 3 characters.

Bëri tatuazh për të mbështetur të birin, që i ka mbetur një ‘shenjë të shëmtuar’ pas operimit (Foto)

2016/08/Bëri-tatuazh-për-të-mbështetur-të-birin-qe-ka-nje-shenj-te-shemtuar-pas-operimit-foto.jpg
29:"© Guo Sicen/CCM Tattoo Space

Një baba i paemëruar nga Kina, i ka prekur zemrat e të gjithëve pasi e ka bërë në gjoks një tatuazh, që ngjanë me shenjën të cilin e ka i biri tij pas operimit.

Vogëlushi dyvjeçar, është dashur t’i nënshtrohet një operacioni në zemër, meqenëse kishte probleme të shumta, transmeton Telegrafi.

Pasi ndërhyrja është kryer me sukses, atij i ka mbetur shenja e prerjes për të cilën e kanë tallur shokët.

Pasi ankohej pandërprerë për ‘shenjën e shëmtuar’, babai ka vendosur ta bëjë një tatuazh, në mënyrë që ta mbështesë fëmijën e tij që po vuan nga ngacmimet.

Fotografitë e burrit nga Chengdu, kanë bërë gjiro në rrjetet sociale kineze duke marrë komente pozitive dhe shumë pëlqime. /Telegrafi/