Benzema qëndron, Bale largohet: Kush duhet të qëndrojë dhe kush të largohet nga Real Madridi këtë verë?
20/03/2018
Real Madridi pritet të bëjë lëvizje të mëdha në afatin kalimtar veror, ku muajt korrik dhe gusht do të jenë shumë të zënë.
Skuadra e Real Madridit, ka nevojë për ndryshime.
Los Blancos kanë dështuar në kampionat dhe Kupë, ndërsa vetëm në Ligën e Kampionëve mbeten në garë.
Në verën e fundit te Reali pati lëvizje të shumta, ku emra si James Rodriguez, Pepe dhe Alvaro Morata, u larguan, por që u cilësuan si gabim i bërë nga Zinedine Zidane.
Real Madridi fitoi Superkupën e Evropës dhe Superkupën e Spanjës, ndërsa në verë fitoi Kupën e Botës për klube.
Goal.com ka bërë një analizë se cilët lojtarë duhet të qëndrojnë dhe duhet të largohen.


