Bënte lëvizje të rrezikshme me veturë dhe tentoi të korruptoj policin me 100 euro, arrestohet i dyshuari me shtetësi gjermane
29/07/2026
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhënies së ryshfetit në Kaçanik, nga një i dyshuar me shtetësi gjermane.
Rasti ka ndodhur të martën, në ora 23:10.
“Është arrestuar i dyshuari me shtetësi gjermane, pasi i njëjti duke drejtuar veturën kishte bërë lëvizje-veprime të rrezikshme në komunikacion, ndërsa zyrtarëve policor me qëllim të shmangies nga gjobitja u kishte ofruar ryshfet në shumën prej 100 €”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/


