Please enter at least 3 characters.

Benitez dhe Gasperini në listën e Romës

2019/05/Gasperini-Benitez.jpg
272:"GENOA, ITALY - AUGUST 31: Genoa head coach Giampiero Gasperini (L) and Rafael Benitez head coach of SSC Napoli during the Serie A match between Genoa CFC and SSC Napoli at Stadio Luigi Ferraris on August 31, 2014 in Genoa, Italy. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)
12:"Getty Images

Rafael Benitez dhe trajneri i Atalantës, Gian Piero Gasperini thuhet se janë në listën e kandidatëve për të marrë përsipër detyrën e trajnerit të Romës.

Claudio Ranieri nuk do të qëndrojë në klub pas përfundimit të sezonit, dhe Giallorossi ka qenë i lidhur ngushtë me Antonio Conte, por ish-trajneri i Juventusit kohëve të fundit e vendosi veten jashtë bashkimit me klubin kryeqytetas.

Sipas gazetës Il Messaggero, Gasperini shihet si Plani B pas refuzimit nga Conte, ndërsa presidenti James Pallotta gjithashtu pëlqen Benitezin, i cili mund të largohet nga St James Park këtë muaj.

Benitez nuk është i panjohur në Serie A, pasi ka punuar më herët te Interi dhe me më shumë sukses te Napoli.

Rafa Benitez (Getty Images)

Gazeta La Repubblica gjithashtu raporton se drejtori sportiv i ardhshëm Gianluca Petrachi foli me Gasperinin, por trajneri i Atalantas mund të ngurrojë të lëvizë nëse skuadra e tij kualifikohet në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë, trajneri i Sampdorias, Marco Giampaolo, është më poshtë në listën e emrave që do të mund të marrin përsipër vendin e nxehtë në Olimpico. /Telegrafi/