Please enter at least 3 characters.

Bella Hadid kopjon Rita Orën (Foto)

2016/05/54fe05dde803cc20cf83403d9325d68b_L.jpg

Modelja Bella Hadid shkëlqeu gjatë parakalimit në Cannes Film Festival, derisa kishte të veshur një fustan të kuq të krijuar nga Alexandre Vauthier.

Ajo parakaloi për premierën e filmit “Unknown Girl”, por falënderimet për shkëlqimin e saj nuk i takojnë veç modeles. Bukuroshja 19-vjeçare për fustanin e saj u frymëzua nga këngëtarja e famshme me prejardhje kosovare, Rita Ora.

Rita, 25-vjeçare, kishte veshur fustanin identik dy vjet më parë kur parakaloi në tepihun e kuq për ceremoninë Video Music Awards të MTV-së.

Ajo në gusht të vitit 2014 vodhi shfaqjen me këtë fustan të kuq, ndërsa dy vjet më vonë këtë e bëri Bella Hadid.