Please enter at least 3 characters.

Belgjika shkruan historinë, fiton medaljen e parë të bronztë në një Botëror pas fitores ndaj Anglisë

2018/07/Belgjika-3.jpg
364:"SAINT PETERSBURG, RUSSIA - JULY 14: Thomas Meunier of Belgium celebrates with team mates Nacer Chadli and Kevin De Bruyne after scoring his team's first goal during the 2018 FIFA World Cup Russia 3rd Place Playoff match between Belgium and England at Saint Petersburg Stadium on July 14, 2018 in Saint Petersburg, Russia. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Kombëtarja e Belgjikës ka mposhtur atë të Anglisë me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për medaljen e bronztë në Kupën e Botës "Rusia 2018".   

Skuadra e drejtuar nga Roberto Martinez ka arritur të fitojë ndaj asaj të Gareth Southgate takim e vlefshëm për vendin e tretë duke u stolisur me medaljen e bronztë.

Belgjika stoliset me medaljen e bronztë (Getty Images)

Pjesa e parë e takimit i takoi për një nuancë belgëve, të cilët arritën të shënojnë edhe një gol, me të cilin shkuan në pushim.

Luhej minuta e katërt e ndeshjes, kur Thomas Munier shënoi nga afërsia për 1-0 pas një aksioni të përkryer, ku në fund u asistua nga Nacer Chadli.

Festa e Meunier pas golit të epërsisë (Getty Images)

Në pjesën e dytë, anglezët ishin më të mirë dhe më kërkues për të gjetur golin e barazimit dhe ishin shumë afër ta gjenin atë.

Në minutën e 70-të goditja me parabolë e Eric Dier u hoq nga vija e portës nga Toby Alderëiereld dhe shifrat mbetet të pandryshuara.

Dier ishte i pafat (Getty Images)

Tre Luanët edhe në vazhdimin e kësaj pjesë patën raste për të gjetur golin e barazimit, por që nuk arritën ta bënin atë dhe hapësirat e krijuara bën që Belgjika të shënoj edhe golin e dytë.

Ishte Eden Hazard, i cili në minutën e 82-të të ndeshjes shënoi nga afërsia për 2-0 pas asistimit të Kevin de Bruyne dhe vulosi rezultatin përfundimtar.

Hazard vulosi rezultatin përfundimtar (Getty Images)

Kështu, pas 90 minutave lojë Belgjika arrit të fitojë me rezultat 2-0 duke u stolisur me medaljen e bronztë në Botërorin "Rusia 2018", ndërsa Anglia duhet të kënaqet vetëm me vendin e katërt.

Anglia e mbyll Botërorin në vendin e katërt (Getty Images)

Në anën tjetër finalja e madhe do të luhet nesër (e diel) në mes të Kroacisë dhe Francës me fillim nga ora 17:00. /Telegrafi/