Bekim Jashari konfirmon rikandidimin për kryetar të Skenderajt
Kryetari aktual i Skenderajt, Bekim Jashari, ka konfirmuar se do të garojë edhe për të fituar edhe një mandat në krye të kësaj komune, në zgjedhjet e 17 tetorit.
Jashari, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se do të jetë kandidat i pavarur për garën për kreun e komunës.
Postimi i Jasharit:“Të dashur qytetarë të Komunës së Skenderajt,Idealin tonë të përbashkët për zhvillimin e komunës sonë dhe ngritjen e standardit jetësor të qytetarëve po e zyrtarizojmë me veprimin tonë të përbashkët dhe të pavarur për 4 vitet e ardhshme në qeverisje të Skenderajt.Andaj me 28.07.2021, në Restaurant “Freskia” në Skenderaj, duke filluar nga ora 19:00, ju ftoj që të merrni pjesë në ceremoninë e hapjes zyrtare të rrugëtimit të përbashkët për Skenderajn tonë.Ju mirëpresim!”, ka shkruar ai
Ndërsa, në zgjedhjet lokale të vitit 2017 Bekim Jashari kishte shpall kandidaturën për kryetar të Skenderajt, kandidati i PDK-së, Sami Lushtaku ishte tërhequr nga gara duke ia mundësuar Jasharit të marr votat e anëtarësisë dhe simpatizantëve të këtij subjekti politik.
Mirëpo, nuk do të jetë kështu edhe në zgjedhjet e tetorit, pasi Lushtaku tashmë ka zyrtarizuar kandidaturën e tij nga PDK-ja për kryetar të Skenderajt. /Telegrafi/


