Bekim Hoxha, nga pozita e drejtorit ekzekutiv të AUV-it transferohen në Agjencinë Pyjore
29/08/2026
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka bërë të ditur se Bekim Hoxha është transferuar përkohësisht për një periudhë njëmujore nga pozita e Drejtorit Ekzekutiv në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë në pozitën e Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë Pyjore të Kosovës.
Siç thuhet në njoftim transferimi është bërë në interes të institucionit dhe për sigurimin e funksionimit të rregullt institucional të Agjencisë Pyjore të Kosovës.
“Vendimi është nxjerrë nga Ministri në detyrë i MBPZhR-së, Armend Muja”, thuhet më tej. /Telegrafi/


