Please enter at least 3 characters.

Bekaj, ‘Neueri’ i Prishtinës

2016/01/bekaj-lsquo-neueri-rsquo-i-prishtin-euml-s_hd.jpg

Pa asnjë diskutim, zbulimi i vitit 2015 deri me tani, mbetet portieri i Prishtinës, Visar Bekaj, i cili ka arritur që në moshën 17 vjeçare të debutojë me klubin më të suksesshëm të futbollit kosovar.

Por jo vetëm kaq, ai ka arritur ta zë vendin e portierit me përvojë të madhe, Kushtrim Mushicës.

Në një intervistë për Gazetën Tribuna, Bekaj ka deklaruar se ndihet shumë i lumtur që ka arritur të jetë në përbërjen e parë të Prishtinës. Ai ka thënë se po i jeton momentet më të mira të karrierës së tij dhe nuk e ka ndërmend të ndalet.

“Ka qenë moment shumë i mirë, pasi kam debutuar me Prishtinën në moshën 17 vjeçare. Debutimi im ka qenë në ndeshjen kundër Trepçës. Deri me tani kam kaluar shumë mirë dhe besoj që do të kem një formë të mirë edhe në ndeshjet tjera”, është shprehur Bekaj.

Portieri i ri i ka thënë se ka një respekt të madh për Kushtrim Mushicën dhe nuk dëshiron të komentoj faktin që ai e ka zënë vendin e tij.

“Kushtrim Mushica më ka mbështetur shumë dhe mund të them, ndoshta ai ka qenë njeriu kryesor që unë sot jam në Prishtinë. Unë kam mësuar shumë nga ai dhe vazhdojë të mësoj. Kam një respekt të veçantë për Mushicën”, tha numri një në portën e Prishtinës, i cili karrierën e kishte nisur në moshën nëntë vjeçare në Ramiz Sadik, ndërkohë në Prishtinë është që një vit e gjysmë.

Momentin më të mirë të karrierës së tij, Bekaj e cilëson debutimin në moshë shumë të re për bardhekaltrit.

Dëshiron të bëhet si Neueri

Dëshira e tij është të fitoj titullin me Prishtinë, ndërkohë ëndërron të bëhet si portieri gjerman, Manuel Neuer.

“Besoj shumë që do të jemi kampion të Kosovës me Prishtinën. Kemi një ekip shumë të mirë. Mua më pëlqen shumë Manuel Nëuer dhe do të dëshiroja të bëhem si ai”, u shpreh Bekaj, i gjatë 190 cm.

Visar Bekaj është paraqitur në nëntë ndeshje të stinorit pranverë dhe në këto ndeshje ka pranuar vetëm katër gola, duke treguar një formë shumë të mirë./Gazeta Tribuna/