Please enter at least 3 characters.

Bëhen 33 vjet nga rënia e Tahir Mehës

2016/01/b-euml-hen-33-vjet-nga-r-euml-nia-e-tahir-meh-euml-s_hd.jpg

Jo vetëm Tahiri Meha, ishte aktivist. Edhe familja e tij njihej si aktivistë që kishin ndikim dhe jashtë rrethit ku banonin.

Familja e tyre ishte e njohur për aktivitete politike kundër sistemit të regjimit, dukuri jo e rrallë në Prekaz të Drenicës.

Familja e tyre ishte e njohur për kullën e Mehajve, e të atit Nebihut.

Tahiri i cili edhe i ishte kundërvënë me forcë sistemit pushtues jugosllav, me 13 maj 1981 si rezultat i kësaj kundërvënie vritet nga forcat policore jugosllave.

Tahir Meha në këtë përleshje sipas mediave jugosllave vrau 9 dhe plagosi 2 policë serb.

Për aktivitetet e tija kundër pushtuesit shpesh nga adhuruesit e rrugës së tij thirret me titullin popullorë "Burri i dheut".

Tahir Meha lindi më 10 tetor 1943 në Prekaz të Drenicës. /Telegrafi/