Please enter at least 3 characters.

Befason Naomi Campbell, pozon me fustan transparent duke zbuluar gjoksin

2019/01/GettyImages-1124237449.jpg
216:"PARIS, FRANCE - JANUARY 23: Naomi Campbell walks the runway during the Valentino Spring Summer 2019 show as part of Paris Fashion Week on January 23, 2019 in Paris, France. (Photo by Pascal Le Segretain/Getty Images)
12:"Getty Images

Modelja dhe aktorja e njohur, Naomi Campbell, është një prej personazheve më me ndikim në fushën e modës.

Ajo është e ndjekur nga mbi gjashtë milionë njerëz në rrjetin social Instagram - rrjet në të cilin është mjaft aktive.

Së fundmi, ajo ka promovuar koleksionin e ri pranveror të markës së famshme "Valentino".

Campbell ka pozuar me një fustan të gjatë të zi, i cili është krejtësisht transparent në pjesën e sipërme.

Modelja ka bërë kështu që gjoksi i saj të zbulohet krejtësisht për fansat, ndërsa ka treguar edhe se vazhdon të jetë në formë të mirë trupore.

"Urime për një moment historik, të bërë në një mënyrë kaq elegante, nuk duhej thënë asnjë fjalë. E bekuar që jam pjesë e një momenti të tillë të pabesueshëm dhe magjepsës. Faleminderit", ka shkruar Naomi në mbishkrimin e fotografisë.

Ndërkohë, nuk kanë munguar edhe pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit e saj. /Telegrafi/