Please enter at least 3 characters.

Befason Monica Bellucci, e "dhunon" me puthje komedianin e famshëm në mes të spektaklit (Video)

2017/05/monica-e1495125055385.jpg

Aktorja e njohur italiane Monica Bellucci ka fituar së fundmi vëmendjen e të gjithë mediave botërore.

Kjo për shkak të puthjes pasionante që 52-vjeçarja dhuroi në mes të ceremonisë së 70-të të festivalit të Kanës.

Ndonëse i ka kaluar të 50-tat, ajo vazhdon të mahnitë me sharmin dhe trupin e saj, ndërsa solli disa skena mjaft të nxehta në mbrëmjen e së mërkurës, shkruan Telegrafi.

Gjatë kohës sa u ngjit në skenën e festivalit, Monica i ka dhënë një puthje pasionante komedianit francez Alex Lutz.

Fillimisht ajo i vendosi dorën në fytyrë, më pas e puthi atë në mesin e të pranishmëve, duke rrëmbyer në këtë mënyrë vëmendjen e të gjithëve. /Telegrafi/