Please enter at least 3 characters.

Befason Bebe Rexha, ka udhëtuar 87 herë me aeroplan deri më tani brenda vitit

2018/11/bebeeee4-e1542307411413.jpg
183:"NEW YORK, NEW YORK - NOVEMBER 08: Bebe Rexha attends the 2018 Victoria's Secret Fashion Show at Pier 94 on November 08, 2018 in New York City. (Photo by Roy Rochlin/2018 Getty Images)
17:"2018 Getty Images

Këngëtarja Bebe Rexha ka qenë shumë e angazhuar këtë vit.

Ajo solli muaj më parë albumin e saj të ri "Expectiations", dhe më pas klipin e këngës "I'm a mess", e cila është shndërruar në një hit të padiskutueshëm.

Rexha ka performuar këtë vit edhe në evnetet e mëdha botërore si "TeenChoise Music Awards", "MTV EMA", emisionet e "Jimmy Fallon", si dhe në shumë spektakle tjera.

Duke qenë kaq e angazhuar, udhëtimet nga një shtet në tjetrin, janë bërë diçka e zakonshme tashmë për këngëtaren.

Së fundmi, ajo ka publikuar në InstaStory një fotografi, duke treguar se sot ka bërë udhëtimin e saj të 87-të me aeroplan privat, brenda një viti.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

“Udhëtimi im i 87 i këtij viti. A do të arrij 100 para vitit të ri?”, shkruan këngëtarja shqiptare në mbishkrimin e fotografisë.

Kujtojmë që pak javë më parë, e njëjta është paraqitur në ngjarjen më të madhe të modës në botë - sfilatën e "Victoria's Secret". /Telegrafi/