Please enter at least 3 characters.

Befasohen nga poni që vallëzoi papritmas, sikur të ishte stërvitur në cirk (Video)

2019/02/Befasohen-foto.jpg

Paulina Tuffveson nga Kattarp i Suedisë, ishte me familjarët e saj, kur poni i familjes së tyre, nisi të vallëzonte papritmas.

Gjallesa u ngrit në dy këmbët e pasme dhe lëvizte në atë formë, sikur të jetë stërvitur në ndonjë cirk, transmeton Telegrafi.

“Vetëm kur u lartësua dhe na tregonte këtë aftësi të fshehur, mbetëm të befasuar” ka thënë Tuffveson.

Sipas saj, ky poni është shumë i qetë dhe kurrë ndonjëherë, nuk ka treguar ndonjë lëvizje të ngjashme. /Telegrafi/