Please enter at least 3 characters.

Befasisht këta katër lojtarë kanë më shumë ndjekës në Twitter sesa disa klube të Ligës Premier

2017/12/Alvaro-Arbeloa-e1513073085100.jpg
242:"STRATFORD, ENGLAND - DECEMBER 03: Alvaro Arbeloa of West Ham in action during the Premier League match between West Ham United and Arsenal at London Stadium on December 3, 2016 in Stratford, England. (Photo by Jordan Mansfield/Getty Images)
12:"Getty Images

Pavarësisht se herë pas herë rrjetet sociale janë pengesë, Twitteri është një mjet i pabesueshëm që futbollistët modern të krijojnë një lidhje me fansat dhe t'i mbajnë ata të informuar për të rejat e fundit.

Cristiano Ronaldo është lojtari me më së shumti ndjekës, me 64.7 milionë.

Një shifër që është dyfish më e madhe se ajo e Real Madridit, ndërsa 222 milionëshi Neymar ka 30 milionë ndjekës. Por, me raste niveli i ndjekësve për disa lojtarë është befasues, shumë më i madh se disa klube.

Më poshtë keni katër lojtarët pak të njohur që kanë më shumë ndjekës në Twitter se disa angleze:4. Ahmed Elmohamady - 1.43 milionë ndjekës

Më shumë se Leicester (1.08 milionë) dhe Bournemouth (334 mijë). Ai ishte pjesë e Sunderland, Hull Cityt dhe tani te Aston Villas.

(Getty Images)

3.Miguel Layun - 2.83 milionë ndjekës

Më shumë ndjekës se Evertoni (1.39 milionë) dhe West Ham (1.34 milionë ndjekës) së bashku. Meksikani karrierën më të ndritur e kishte te America, ndërsa në Evropë është i njohur për aventurën te Porto dhe Watforidi.

(Getty Images)

2.Joey Barton - 3.29 milionë ndjekës

Më shumë ndjekës se Tottenham (2.53 milionë) dhe Crystal Palace (644 mijë) së bashku. Veterani i shumëpërfolur e filloi karrierën te Manchester City, pastaj e vazhdoi te Newcastle Unitedi, QPR, Marseille, Ranges dhe Burnley.

(Getty Images)

1.Alvaro Arbeloa - 5.51 milionë ndjekës

Më shumë ndjekës se Manchester City (5.35 milionë). Spanjolli në të kaluarën ishte pjesë e Liverpoolit dhe Real Madridit, ndërsa vlen të theksohet se është pensionuar nga futbolli në sezonin 2016/17.  /Telegrafi/

(Getty Images)