Please enter at least 3 characters.

Bebe Rexha tregon ëndrrën të cilën e realizoi (Foto)

2017/01/bebee-e1485281478108.jpg

Këngëtarja shqiptare  Bebe Rexha, emri i vërtetë i së cilës është Bleta, është mjaft e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.

Ajo ndan çdo ditë me ta fotografi apo video të ndryshme nga karriera ose përditshmëria e saj.

Së fundmi, këngëtarja ka publikuar një fotografi në InstaStory, përmes së cilës ka treguar se ka realizuar një prej ëndrrave të saj më të mëdha.

Dihet tashmë që këngët e saj kanë pasur shumë sukses, dhe e fundit që ka publikuar, kënga "I got you" ka arritur që të ngjitet shumë lart në top listat botërore si "Billiboard", e cila ka qenë një ëndërr për këngëtaren.

"Ëndrra ime si e vogël ka qenë të shihja vetën time në top 40 e "Billiboard". E mbyllur me sukses", shkruan Rexha në fotografinë e publikuar në Instagram Story. /Telegrafi/