Please enter at least 3 characters.

Bebe Rexha shkëlqen me dukjen në 'American Music Awards 2026', tërheq vëmendjen në të zeza

Bebe Rexha në 'American Music Awards 2026'
(Foto: MTV & Gilbert Flores/Dick Clark Productions)

Këngëtarja shqiptaro-amerikane Bebe Rexha u shfaq me një paraqitje të guximshme në American Music Awards 2026 (AMA), të mbajtura më 25 maj 2026 në MGM Grand Garden Arena në Las Vegas.

Sipas WWD, detaji që mori më shumë vëmendje në look-un e saj ishin këpucët e pazakonta: sandale të zeza sateni me majë të hapur, të cilat kishin të vendosur sipër këmbës një akrep të zbukuruar me gurë (rhinestones/kristale).

Bëhet fjalë për një palë sandale të Vicini (model i vitit 2015), të cilat shpesh, sipas artikullit, në tregun e rishitjes i atribuohen edhe Giuseppe Zanotti-t.

Foto: Gilbert Flores/Dick Clark Productions

Akrepin e formuar me kristale e përshkruajnë si elementin qendror të këpucës: trupi vendoset në mes të shputës, ndërsa “këmbët” dhe “kthetrat” shtrihen anash, me bishtin e lakuar që zbret drejt pjesës së përparme. Sandalet shoqërohen edhe me detaje metalike argjendi dhe një zinxhir të hollë që rrethon kyçin e këmbës.

Rexha i kombinoi këto sandale me çorape rrjetë (fishnet) të zeza, duke e theksuar edhe më shumë stilin “edgy”.

Në tapetin e kuq, Bebe u shfaq me një veshje të zezë prej lëkure, me shumë aksesorë metalikë dhe elemente “hardware-heavy”. Ajo mbante një korset të zi me dekolte të theksuar dhe mbyllje metalike në pjesën e përparme, të kombinuar me një fund të zi me prerje asimetrike dhe të çarë të lartë, i dekoruar me rripa, tokëza të mëdha, detaje të varura, frëngji dhe një pjesë të gjatë që zgjatej pas.

Foto: Gilbert Flores/Dick Clark Productions

Në bel, look-u u kompletua me një detaj të spikatur: një pllakë dekorative argjendi me pamje të punuar dhe motiv qendror që i ngjante një figure “skull”, e shoqëruar me forma të lakuara.

Paraqitja e Bebe Rexhës në AMA 2026 u komentua gjerësisht si një kombinim i guximshëm mes glamurit dhe estetikës rock, ku këpucët “akrep” u kthyen në pikën kryesore të gjithë stilimit. /Telegrafi/

Foto: Gilbert Flores/Dick Clark Productions

Foto: Gilbert Flores/Dick Clark Productions