Please enter at least 3 characters.

Bebe Rexha qesh me një demo të vjetër ndërsa e ndan me fansat në TikTok: Çfarë po mendoja kur po e shkruaja këtë këngë?

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka sjellë një moment nostalgjik dhe tejet qesharak për ndjekësit e saj në TikTok, duke publikuar një demo të vjetër të regjistruar para shumë vitesh.

Në videon që tashmë po shpërndahet me shpejtësi në rrjete sociale, 35-vjeçarja shfaqet duke qeshur me vetveten, ndërsa dëgjon këngën që ka shkruar dhe incizuar në fillimet e karrierës së saj.

“Çfarë po mendoja kur po e shkruaja këtë këngë?”, thotë autorja e hitit “I'm A Mess”, ndërsa përpiqet të përmbajë të qeshurat, duke e komentuar me humor tekstin dhe melodinë e demove të saj të hershme.

Në përshkrimin e videos, Rexha ka shtuar edhe një detaj interesant: “Dhe ishte edhe me video klip dhe gjithçka”, ka shkruar ajo, duke treguar se projekti ishte mjaft serioz në atë kohë – ndonëse tani ajo vetë e sheh si diçka qesharake.

Ky moment i sinqertë dhe autoironik nga artistja është pritur me shumë dashuri nga fansat e saj, të cilët e kanë vlerësuar transparencën dhe guximin për të ndarë edhe momentet më naive të rrugëtimit të saj artistik. /Telegrafi/