Bebe Rexha publikon një tjetër video provokuese nga klipi i ri në ardhje, "One In A Million"
Artistja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, do të publikojë klipin e saj më të ri këtë të martë.
Bëhet fjalë për këngën “One In A Million”, të cilën ajo e publikoi pak javë më parë në bashkëpunim me DJ David Guetta.
34-vjeçarja ka ngacmuar ndjekësit me publikimin e një videoje të shkurtër nga prapaskenat.
Ajo dukej mjaft atraktive në një prej skenave ku shihej e veshur me një kostum të zi të shkurtër dhe shirit argjendi të vendosur te pjesa e syve të saj.
Tutje, këngëtarja publikoi edhe disa sekuenca të tjera nga klipi i ri në ardhje, në të cilin do të ketë një paraqitje mjaft atraktive.
Bebe Rexha ka pasur një vit shumë të ngjeshur me punë, pasi në prill ka publikuar edhe albumin e tretë në karrierën e saj, të vetë-titulluar “Bebe”. /Telegrafi/


