Please enter at least 3 characters.

Bebe Rexha pranon dhuratë prej diamanti

2019/08/GettyImages-1048393172.jpg
194:"LOS ANGELES, CA - OCTOBER 09: Bebe Rexha attends the 2018 American Music Awards at Microsoft Theater on October 9, 2018 in Los Angeles, California. (Photo by Emma McIntyre/Getty Images For dcp)
20:"Getty Images For dcp

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, po bëhet gati për të nisur turneun e saj të koncerteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo ndërkohë do të festojë edhe ditëlinjden e 30-të në fund të këtij muaji.

Duket se dhurata, bukuroshja shqiptare ka filluar të pranojë që tani, dhe një prej tyre e ndau së fundmi me ndjekësit e saj në InstaStory.

Bëhet fjalë për një varëse të gdhendur me emrin e saj artistik "Bebe", e cila ishte e punuar me diamantë të zinj.

Teksa e pyeste miken e saj nëse ishin diamantë, kjo e fundit e pohoi ndërsa Bleta (emri i vërtetë i këngëtares), u emocionua shumë duke e falënderuar pa fund.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Bebe Rexha përndryshe po shijon suksesin e këngës "Harder", të cilën e solli së fundmi në bashkëpunim me DJ e njohur, Jax Jones. /Telegrafi/