Please enter at least 3 characters.

Bebe Rexha pozon 'topless'

2018/08/provokon.jpg
208:"LAS VEGAS, NV - MAY 20: Recording artist Bebe Rexha speaks onstage during the 2018 Billboard Music Awards at MGM Grand Garden Arena on May 20, 2018 in Las Vegas, Nevada. (Photo by Kevin Winter/Getty Images)
12:"Getty Images

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka qenë shumë aktive muajve të fundit.

Ajo në qershor solli albumin e saj të ri "Expectations", i cili u prit mirë nga fansat, ndërsa javë më parë ka sjell edhe klipin e këngës "I'm a mess", e cila është ndër këngët më të suksesshme të albumit.

Këngëtarja Rexha është shumë aktive edhe në media, dhe shpesh flitet dhe shkruhet për të.

Së fundmi, ajo ka realizuar disa fotografi të reja për "Flaunt Magazine", në kopertinën e së cilës gjendet këtë javë artistja shqiptare.

Në njërën prej fotografive, Bebe Rexha shfaqet shumë provokuese, duke pozuar 'topless'.

Ajo vjen mjaft atraktive, teksa pozon e zhveshur lart, duke mbajtur me duar gjoksin e saj.

Fotografinë në fjalë, shqiptarja e ka ndarë me fansat e saj në rrjetin social Instagram, duke marrë mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit e shumtë të saj. /Telegrafi/