Please enter at least 3 characters.

Bebe Rexha ndan me fansat prapaskenat e nxehta të realizimit të fotosesionit të ri

2019/03/bebs3.jpg
277:"BEVERLY HILLS, CA - FEBRUARY 09: Bebe Rexha attends the Pre-GRAMMY Gala and GRAMMY Salute to Industry Icons Honoring Clarence Avant at The Beverly Hilton Hotel on February 9, 2019 in Beverly Hills, California. (Photo by Neilson Barnard/Getty Images for The Recording Academy)
32:"Getty Images for The Recording A

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka qenë shumë e përfolur muajve të fundit.

Ajo publikoi së fundmi këngën "Last Hurrah", e cila u prit mirë nga fansat ndonëse u komentua për paraqitjen provokuese në klip.

Këto ditë, ajo ka nënshkruar edhe një marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë e njohur të patatinave "Lays", duke u bërë imazh reklamues i tyre.

Së fundmi, ajo ka realizuar edhe një set të ri fotografi, para aparatit të fotografit të njohur, Dennis Leupold.

Këngëtarja ndau me ndjekësit e saj në Instagram një video, e cila tregonte pozat provokuese që ajo ka marrë gjatë prapaskenave të realizimit të këtij fotosesioni.

Bebe Rexha është dukur mjaft tërheqëse dhe provokuese në fotografitë e këtij seti, duke vënë në pah linjat e saj trupore. /Telegrafi/