Please enter at least 3 characters.

Bebe Rexha ka filluar xhirimet e videos së këngës 'Say My Name'

2018/10/beberexha_43913944_140181890286473_2179250122313833189_n-e1541017983527.jpg

Bebe Rexha ka sjell ditë më parë projektin më të ri muzikor për rrafshin ndërkombëtar.

Bukuroshja jonë ka publikuar bashkëpunimin më të ri me DJ e famshëm David Guettan dhe këngëtarin J Balvin.

"Say My Name", titullohet kënga më e re biondinës sonë, por të cilën nuk e ka shoqëruar me video.

Por, për këtë të fundit ka filluar të punojë këngëtarja shqiptare, të cilën gjë e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale.

"Po vjen së shpejti videoja e Say My Name", ka shkruar ajo në llogarinë personale në Instagram.

Ndërkohë, Rexha është nominuar në kategorinë e këngës më të mirë të ngjarjes vjetore të muzikës, "MTV EMA".

Ndryshe, Bebe ka paralajmëruar edhe këngë të tjera që do t'i publikojë gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/