Please enter at least 3 characters.

BE-ja miraton 14.2 miliardë euro për vendet në zgjerim, përfiton edhe Kosova

2018/07/GettyImages-461890954-1160x773.jpg
381:"FRANKFURT AM MAIN, GERMANY - JANUARY 21: The symbol of the Euro, the currency of the Eurozone, stands illuminated on January 21, 2015 in Frankfurt, Germany. The European Central Bank (ECB) is schedule to meet tomorrow and announce a large-scale bond buying program. The Euro has dropped sharply against the U.S. dollar in recent months. (Photo by Hannelore Foerster/Getty Images)
12:"Getty Images

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhanë dritën jeshile për ndarjen e 14.2 miliardë eurove si ndihmë financiare për shtetet që janë në proces të zgjerimit.

Mjetet do të vlejnë për periudhën 2021-2027. Shtetet që do të përfitojnë janë Kosova, Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Islanda, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Turqia.

Në një deklaratë të BE-së thuhet se, këto mjete do t’u ndihmojnë atyre të zbatojnë reforma, me synim anëtarësimin e ardhshëm në BE.

Megjithatë, ndihma financiare nuk do të jetë pa kushte. Sipas deklaratës, ndihma do të ndryshojë në sasi dhe intensitet, varësisht performancës së përfituesve.

"Vëmendje e veçantë do t'u kushtohet përpjekjeve të bëra në fushat e reformave themelore (sundimi i ligjit dhe të drejtat themelore, institucionet demokratike dhe reforma e administratës publike, si dhe zhvillimi ekonomik dhe konkurrenca)", thuhet në deklaratë.

Me të po ashtu bëhet e ditur se shtrirja dhe intensiteti i ndihmës mund të pësojnë modifikime, në rast të mungesës së vazhdueshme të përparimit të përfituesve në fushat e reformave themelore. /REL/