Please enter at least 3 characters.

BE-ja blen edhe katër milionë doza shtesë të vaksinës kundër COVID-19

2021/03/sputnikV_1280p.jpg
547:"A nurse inoculates volunteer Ilya Dubrovin, 36, with Russia's new coronavirus vaccine in a post-registration trials at a clinic in Moscow on September 10, 2020. - Russia announced last month that its vaccine, named "Sputnik V" after the Soviet-era satellite that was the first launched into space in 1957, had already received approval. The vaccine was developed by the Gamaleya research institute in Moscow in coordination with the Russian defence ministry. (Photo by Natalia KOLESNIKOVA / AFP) (Photo by NATALIA KOLESNIKOVA/AFP via Getty Images)
20:"AFP via Getty Images

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen deklaroi se u arrit një marrëveshje me laboratorët e Pfizer/BionTech për shpërndarjen e katër milionë dozave të tjera të vaksinave.

Sipas saj, dërgesë duhet të arrijë në shtetet e BE-së në fund të muajit mars. Këto doza do të jenë në dispozicion "para fundit të muajit" përveç dërgesave të planifikuara tashmë dhe do të shpërndahen në proporcion me numrin e banorëve të vendeve anëtare, thuhet në njoftimin e Komisionit Evropian.

"Kjo do të ndihmojë vendet anëtare në përpjekjet e tyre për të kapërcyer përhapjen e varianteve të reja të virusit" dhe do të kontribuojë në "rivendosjen e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave", tha Ursula von der Layen.

Komisioni Evropian njoftoi në fillim të shkurtit se pret shpërndarjen e 55 milionë dozave të vaksinave në mars.

Komisioni po llogaritet në një rritje në shpërndarjet e vaksinave në tremujorin e dytë nga 300 milionë doza, ose 100 milionë doza në muaj. /Telegrafi/