Please enter at least 3 characters.

Bayerni në bisedime me Pochettinon, e zbulon legjenda e klubit

2018/03/Pochettino-1.jpg
283:"BOURNEMOUTH, ENGLAND - MARCH 11: Mauricio Pochettino, Manager of Tottenham Hotspur celebrates victory after the Premier League match between AFC Bournemouth and Tottenham Hotspur at Vitality Stadium on March 11, 2018 in Bournemouth, England. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Ish-mesfushori i Bayern Munchut, Didi Hamann ka zbuluar se klubi i tij i vjetër është në kontakt me trajnerin e Tottenhamit, Mauricio Pochettino.

E ardhmja e trajnerit veteran Jupp Heynckes është e paqartë në Bayern, pasi trajneri gjerman ka kontratë të përkohshme deri në fund të sezonit dhe me shumë gjasë pritet të largohet.

Kështu, mediat gjermane kanë zbuluar se drejtuesit Bavarezë janë në kontakt me trajnerin Pochettinon.

Një gjë të tillë e ka zbuluar edhe legjenda e klubit, Hamann, i cili ka thënë se gjermanët e kanë në opsion Pochettinon.

Pochettino (Getty Images)

"E di që Bayern Munich ka kontaktuar Mauricio Pochettino dhe se ai ishte një opsion dhe ndoshta ai është ende opsion", ka thënë fillimisht Hamann për Sky Deutschland.

"Fakti që trajneri i Bayernit flet gjermanisht mund të jetë një kriter i rëndësishëm, por sigurisht nuk është vendimtar".

"Ata do të përpiqen të marrin trajnerin më të mirë të mundshëm".

"Për mua, do të ishte trajner i Tottenhamit", përfundoi ish-mesfushori i Bayernit dhe Liverpoolit. /Telegrafi/