Please enter at least 3 characters.

Bayerni mposht lehtësisht Monchengladbach, barazon Dortmundin me pikë në krye të tabelës

2019/03/Robert-Lewandowski-e1551555014224.jpg
308:"MUNICH, GERMANY - NOVEMBER 27: Robert Lewandowski of Bayern Munich celebrates after scoring his team's third goal during the UEFA Champions League Group E match between FC Bayern Muenchen and SL Benfica at Fussball Arena Muenchen on November 27, 2018 in Munich, Germany. (Photo by Adam Pretty/Getty Images)
12:"Getty Images

Bayern Munich arriti fitore 1-5 ndaj Borussia Monchengladbach në derbin e javës në Bundesliga.

Skuadra bavareze ishte dukshëm më e mirë dhe për ta ishte një fitore e lehtë.

Javi Martinez shënoi golin e parë në takim në minutën e dytë, ndërsa pas nëntë minutash shënoi edhe Thomas Muller.

Në vazhdim mysafirët kishin rastet, por ishin vendasit ata që shënuan, Lars Stindl (37') arriti golin pas asistimit nga Thorgan Hazard dhe me rezultatin 1-2 përfundoi pjesa e parë.

Bayerni e filloi pjesën e dytë me gol, ishte Robert Lewandowski (47') ai që shënoi. Pokeri i golave u kompletua nga Serge Gnabry (75'), ndërsa në minutat shtesë shënoi edhe një herë Lewandowski, këtë herë nga pika e bardhë.

Pas kësaj fitore Bayern Munich renditet në vendin e dytë me 54 pikë, aq sa Borusia Dortmundi.

Në anën tjetër Monchengladbach vazhdon në pozitën e katër me 43 pikë, ndërsa në xhiron e radhës luajnë ndaj Manzit.

Bayerni në xhiron e ardhme luan kundër Wolfsburgut. /Telegrafi/