Please enter at least 3 characters.

Bayerni ia tregon derën tre yjeve të skuadrës, ata janë të lirë të gjejnë skuadra të reja

2020/04/GettyImages-1208658279.jpg
327:"LONDON, ENGLAND - FEBRUARY 25: Thomas Muller of Bayern Munich celebrates his sides first goal scored by Serge Gnabry during the UEFA Champions League round of 16 first leg match between Chelsea FC and FC Bayern Muenchen at Stamford Bridge on February 25, 2020 in London, United Kingdom. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)
12:"Getty Images

Bayern Munich ka vendosur që të bëjë disa ndryshime në skuadër.

Kampioni në fuqi i Gjermanisë dëshiron të transferojë lojtarë të rinj që do t’i ketë për shumë vite në dispozicion në të ardhmen.

Sergino Dest, Leroy Sane dhe Kai Havertz janë tre lojtarët që pritet t’i bashkohen Bayernit në verë.

Ndërkohë drejtuesit e klubit të madh gjerman i kanë treguar derën e largimit tre yjeve të tyre.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Jerome Boateng i cili nuk bënë pjesë në planet e trajnerit Flick.

E ardhmja e qendërmbrojtësit duket përsëri në Angli me Chelsean dhe Arsenalin që kanë shprehur interesim.

Përveç gjermanit dera e largimit i është treguar edhe dy mesfushorëve Javi Martinez dhe Correntin Tolisso, pasi as në këta dy trajneri Flick nuk llogarit.

Drejtuesit e klubit i kanë bërë të qartë lojtarëve se duhet të gjejnë skuadër të re pasi më nuk llogarisin në ta. /Telegrafi/