Please enter at least 3 characters.

Bayerni e njofton Barcelonën, Liverpoolin dhe Manchester Unitedin për çmimin e Pavard

2023/06/Pavard-1.jpeg
266:"BREMEN, GERMANY - MAY 06: Benjamin Pavard of FC Bayern Munich reacts after the second goal during the Bundesliga match between SV Werder Bremen and FC Bayern München at Wohninvest Weserstadion on May 06, 2023 in Bremen, Germany. (Photo by Oliver Hardt/Getty Images)
12:"Getty Images

Benjamin Pavard pritet që të largohet nga Bayern Munich gjatë afatit kalimtar të verës.

Mbrojtësi francez ka kontratë me Bayernin deri në verën e vitit 2024 dhe nuk ka pranuar rinovimin e kontratës.

Bayerni ka vendosur ta shes lojtarin këtë afat kalimtar të verës dhe interesimi për të nuk mungon.

Barcelona, Liverpool dhe Manchester United e kanë në listën e dëshirave, derisa gjiganti gjerman i ka njoftuar tre skuadrat për çmimin e Pavard.

Kampioni në fuqi i Gjermanisë i ka bërë të qartë Djajve të Kuq, Liverpoolit dhe katalunasve se për Pavard duhet të paguajnë 35 milionë euro.

27-vjeçari iu bashkua Bayernit në verën e vitit nga Stuttgart për shumën e 35 milionë eurove.

Reprezentuesi francez këtë edicion ka zhvilluar 43 ndeshje zyrtare në të gjitha garat duke realizuar shtatë gola e duke asistuar në një tjetër. /Telegrafi/