Bayern Munichu blindon me kontratë afatgjatë talentin e madh nga Kosova, Erblin Osmani
Klubi i madh gjerman, Bayern Munichu ka njoftuar zyrtarisht se ka nënshkruar një kontratë afatgjatë me djaloshin nga Kosova, Erblin Osmani.
Mesfushori i talentuar kosovar, Erblin Osmani ka nënshkruar kontratë profesionale me Bavarezët, të cilët kanë njoftuar me anë të rrjeteve sociale.
“FC Bayern ka zgjatur kontratën e Erblin Osmanit para kohe. Talenti 17-vjeçar i mesfushës iu bashkua akademisë rinore të kampionëve të rekordeve kur kampusi u hap në vitin 2017 dhe që atëherë ka përparuar në të gjitha ekipet rinore”, thuhet në njoftim.
Die Reise geht weiter! 🤝
Der FC Bayern hat den Vertrag mit Nachwuchsspieler Erblin #Osmani langfristig verlängert. ✍️
🔗 https://t.co/icgmymLOEKpic.twitter.com/uljT7M5V9V
— FC Bayern Campus (@fcbayerncampus) July 22, 2026
Të lumtur me nënshkrimin e kontratës janë edhe drejtuesit e klubit nga Allianz Arena, të cilët e vlerësojnë shumë Osmanin.
"Erblini është vendas i Mynihut dhe një talent i vërtetë vendas i FC Bayern. Ai tashmë ka debutuar për ekipin tonë të parë dhe jemi të bindur për potencialin e tij të mëtejshëm të zhvillimit”.
“Jemi të kënaqur që Erblin do të vazhdojë të ndërmarrë hapat e ardhshëm me ne”, ka thënë Jochen Sauer, Drejtor i Zhvillimit të të Rinjve.
Ndryshe, Osmani erdhi në akademinë e FC Bayern nga TSV Milbertshofen, duke u bashkuar me ekipin U9. Sezonin e kaluar, ai fillimisht luajti për U17, pastaj edhe për U19, dhe në mars, në ndeshjen në shtëpi të Bundesligës kundër Union Berlin (4-0), ai luajti për herë të parë nën drejtimin e trajnerit Vincent Kompany në Allianz Arena.
Për sezonin e ardhshëm, ai fillimisht është planifikuar të luajë për ekipin U19. Kontrata e re do të shndërrohet automatikisht në një kontratë lojtari me licencë kur Osmani të mbushë 18 vjeç. /Telegrafi/


