Please enter at least 3 characters.

Bayern Munich po i jep leksion Barcelonës pas 45 minutave të para

2022/10/c4402c0e63472fac356e055f9ac87ff5o2.jpg

Pjesa e parë mes Barcelonës dhe Bayern Munich është mbyllur në epërsinë e gjermanëve me rezultat 2-0

Më të filluar ndeshja bavarezët arritën të shënonin, kur Serge Gnabry asistoi te Sadio Mane i cili në minutën e 10-të shënoi për 1-0.

Kishte dyshime për pozitë jashtë loje, por VAR i hoqi dilemat.

Në minutën e 32-të Bayern Munich shënoi edhe golin e dytë. Sërish ishte Gnabry që asistoi, kësaj radhe te Eric Maxim Choupo-Moting i cili shënoi për 2-0.

https://twitter.com/FadlanRuf/status/1585359420061810688

Në fund të kësaj pjesëlojë ishte Robert Lewandowski që kërkoi penallti dhe e fitoi, por pasi u shikua nga VAR u anulua./Telegrafi/