Please enter at least 3 characters.

Bayern Munich monitoron me vëmendje situatën e Gavit te Barcelona

2022/04/Gavi1.jpg

Klubi gjerman, Bayern Munich është duke monitoruar me vëmendje situatën e Gavit te Barcelona dhe mund të tentojë transferimin e tij.

Me Ronald Araujon praktikisht të rinovuar, situata e Gavit është ajo që tani zgjon vëmendjen e të mëdhenjve të Evropës.

Ndërsa 17-vjeçari negocion me Barcelonën për zgjatjen e kontratës, ka shumë klube të mëdha evropiane që janë në vëzhgim dhe shumë të vetëdijshëm për situatën e mesfushorit.

Në klub janë optimistë për zhvillimin e bisedimeve pozitive me Gavin, por janë të vetëdijshëm se ka shumë klube të interesuara që mund ta shfrytëzojnë situatën.

Sipas gazetës Mundo Deportivo, veçanërisht shqetësues është interesimi i Bayern Munichut për Gavin.

Gazeta katalunase shton se kubi gjerman është shumë i vëmendshëm ndaj situatës së mesfushorit të Barçës në rast se rinovimi i tij nuk përparon dhe kur gjermanët vendosin një objektiv, zakonisht ia arrijnë.

Interesimi i Bayernit është shfaqur menjëherë pasi e ardhmja e Robert Leëandoëskit lidhet me klubin e Barçës.

Megjithatë, pavarësisht gjithçkaje, në zyrat e Barçës ata besojnë se do të rinovojnë Gavin. /Telegrafi/