Please enter at least 3 characters.

Bastisje në Prilep, gjendet drogë - ndalohet një person

Policia-mk
policia-mk
policia-mk

MPB Maqedoni njofton se sot (18.08.2026), në orën 01:00, në Prilep, nëpunës policorë të NJPB Prilep e privuan nga liria I. Gj. (47) nga Prilepi.

"Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij në Prilep, të realizuar me urdhër të Gjykatës Themelore të Prilepit, janë gjetur 85 kërcej marihuane, dy peshore digjitale, dy qese me fara kanabisi dhe disa paketime të ndryshme me marihuanë".

"Ai u mbajt në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës", thonë nga MPB.