Please enter at least 3 characters.

Basketbollistet e Prishtinës triumfuan në IPKO Kupë

2016/01/basketbollistet-e-prishtin-euml-s-triumfuan-n-euml-ipko-kup-euml_hd.jpg

Ekipi i Golden Eagle Yllit e nisi ndeshjen me epërsi 13:2, mirëpo, më pas u bllokua tërësisht në sulm dhe Prishtina shënoi 27 pikë derisa Golden Eagle Ylli vetëm katër dhe ekipi kryeqytetas krijoi epërsi prej 12 pikëve, thuhet në faqen e FBK-së.

Kjo epërsi ishte pak a shumë e vazhdueshme deri në minutën e tretë të çerekut të fundit kur Ylli u afrua në 53:60 dhe 55:62.

Mirëpo, dy shënime të Prishtinës i dhanë këtij ekipi pesë pikë të reja dhe në dy minutat e fundit, Prishtina e ruajti epërsinë dhe e fitoi IPKO Kupën pas një kohe të gjatë.

Kupën ekipit fitues ia dorëzoi Afërdita Fazliu zv.drejtoreshë e Departamentit të Sportit.