Please enter at least 3 characters.

Basketboll: Takohen të mëdhenjtë dhe të vegjlit

2016/01/f.0323145122130_210.jpg

Kjo xhiro karakterizohet me përballje interesante të cilat vlerësohen të jenë derbi. Skuadrat e mëdha takohen ndërmjet veti sikur edhe ato të voglat të pjesës së poshtme të tabelës së klasifikimit.

Në palestrën e sporteve “Karagaçi” në Pejë të shtunën prej orës 19:00 takohen rivalët e vjetër, fituesi i kupës Peja dhe kampioni Sigal Prishtina.

Të dielën prej orës 19:00 në Palestrën e sporteve “Sezai Surroi” në Prizren, Bashkimi pret Trepçën. Përballja e katërshes së kreut do t’i sprovojë edhe një herë rivalët por edhe formën e tyre aktuale.

Skuadrat e rrezikuara e ndajnë “mejdanin” duke kërkuar pikët e shpresës dhe të shpëtimit. Nesër (e shtunë) takohen Futura –Kolegji Universi (ora 19:00), ndërsa të dielën Drita- Kosova (ora 17:00).

Epilogët e këtyre ndeshjeve do të qartësojnë shumë pozitën e skuadrave elite si dhe vazhdimin e garave, para fillimit të pjesës shtesë të pley-offit dhe të pley-outit. /Telegrafi/