Please enter at least 3 characters.

Basha: Edi Rama po poshtëron qytetarët e Kukësit dhe Kosovës

2018/03/basha12.jpg
357:"Albania’s main opposition Democratic Party leader and mayor of Tirana Lulzim Basha delivers a speech during a peaceful rally in Tirana on Saturday, Nov. 22, 2014. Tens of thousands of Albanians protested against the government's economic policies, claiming they are leading to rising taxes and energy prices and high unemployment. (AP Photo/Hektor Pustina)
2:"AP

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shkruar në Facebook se "dënoj ashpër poshtërimin publik, fyerjet dhe përçmimin që Edi Rama po u bën qytetarëve të Kukësit dhe të Kosovës, të cilët protestojnë kundër grabitjes së dyfishtë që u bëhet dhe për të drejtat e tyre", përcjell Telegrafi.

Ai tha se arrestimet në mes të natës të qytetarëve të Kukësit dhe dërgimin e tyre në Tiranë, të gjitha të kryera, sipas tij, në shkelje të të drejtave të tyre themelore.

Kreu i PD-së theksoi se tarifa e Rrugës së Kombit duhet të hiqet, protestuesit e arrestuar në mes të natës duhet të lirohen dhe dhunuesit e tyre duhet të ndëshkohen.

Deklarata e plotë e Lulzim Bashës në FacebookDënoj ashpërsisht arrestimet në mes të natës të qytetarëve dhe dërgimin e tyre në Tiranë, të gjitha të kryera në shkelje të të drejtave të tyre themelore.Veprimet e prokurorisë dhe të policisë janë të urdhëruara politikisht nga Edi Rama. Arrestimet nuk janë bërë për drejtësi, por për t’u hakmarrë, për të frikësuar dhe shantazhuar popullsinë e Kukësit dhe të Kosovës.Dënoj ashpër poshtërimin publik, fyerjet dhe përçmimin që Edi Rama po u bën qytetarëve të Kukësit dhe të Kosovës të cilët protestojnë kundër grabitjes së dyfishtë që u bëhet dhe për të drejtat e tyre.Policia dhe prokuroria janë të dorëzuara para trafikantëve të drogës dhe krimit të organizuar por po keqpërdoren kundër qytetarëve që protestojnë kundër një tarife korruptive që i grabit, varfëron dhe i izolon për të pasuruar Edi Ramën dhe bandën e tij.Tarifa e Rrugës së Kombit ka vetëm një qëllim: të grabisë qytetarët për të pasuruar Edi Ramën, i cili shpërdoron dhe vjedh 200 milionë euro taksë qarkullimi cdo vit për mirëmbajtjen. Edi Rama duhet të japë llogari se pse i shpërdoron dhe nuk i përdor këto fonde për mirëmbajtjen e rrugëve.Vjedhja dhe shpërdorimi i fondit 200 milionë euro është arsyeja pse Rama vendosi tarifën nga 5 në 32 Euro në Rrugën e Kombit. Do të mjaftonte një e dhjeta e këtij fondi për këtë mirëmbajtje. Rama zhvat qytetarët me tarifën e Rrugës së Kombit për të mbuluar vjedhjen e fondit 200 milionë euro në vit.Tarifa e Rrugës së Kombit duhet të hiqet. Protestuesit e arrestuar në mes të natës duhet të lirohen. Dhunuesit e tyre duhet të ndëshkohen.Partia Demokratike mbështet qytetarët dhe të drejtat e tyre dhe do jetë me ta në çdo moment. /Telegrafi/