Please enter at least 3 characters.

Barnetta: Liverpooli dhe Kloppi ideal për Shaqirin

2019/02/Shaqiri-Salah-1.jpg
283:"WATFORD, ENGLAND - NOVEMBER 24: Mohamed Salah of Liverpool celebrates after scoring his team's first goal during the Premier League match between Watford FC and Liverpool FC at Vicarage Road on November 24, 2018 in Watford, United Kingdom. (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)
12:"Getty Images

Ish-sulmuesi i Zvicrës, Tranquillo Barnetta është i kënaqur me paraqitjet e Xherdan Shaqirit te Liverpooli.

Barnetta mendon se atmosfera ideale që mbretëron në stadiumin "The Anfield" është vend ideal për zviceranët.

"Mendoj se shumë njerëz e kanë pyetur, "Çfarë po bën në Liverpool pas periudhës me Stoken?", Por ai nuk u përgjigj dhe luajti disa ndeshje të shkëlqyera" ka thënë fillimisht për Omnisport.

Xherdan Shaqiri (Photo by Michael Regan/Getty Images)

"Ai (Jurgen Klopp) është një motivues shumë i mirë dhe jeton për futbollin, kështu që mendoj se mund të nxjerrë qind për qindshin prej një lojtari në fushë".

"Në muajt e fundit, ai ka treguar me të vërtetë që mund të bëjë, gjithmonë është e rëndësishme që të keni një trajner që ju ndihmon", pohoi ai.

Theksojmë se Shaqiri dhe Barnetta ishin ndër lojtarët kryesor të kombëtares zvicerane në sukseset e fundit në garat evropiane dhe botërore.

Ndryshe, Shaqa nuk pritet që gjatë ditës së sotme të jetë në formacionin startues të Th Reds kundër Bayern Munichut në kuadër të 1/16 së finales të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/